Maqedoni

MPJ e Bullgarisë: Nuk kemi kushte të reja ndaj RMV-së

16.07.2023 16:22

Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut, përkundrazi, sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj...

Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut, përkundrazi, sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj duke avancuar drejt anëtarësimit të plotë në BE, përmes sukseseve në procesin e reformave dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Kështu janë përgjigjur nga Ministrie e Jashtme bullgare duke u përgjigjur ndaj interesit të mediave në këtë temë. Nga kjo minsitri thonë se presin sinqerisht ta shohë fqinjin si avancon drejt anëtarësimit të plotë, nëpërmjet sukseseve në procesin reformues dhe përpjekjeve për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. 

“E presim hapin e parë në këtë proces, në pajtueshmëri me obligime te nënshkruara nga Shkupi në korrik të vitit 2022 – hyrja në fuqi e ndryshimeve të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për qytetarët që jetojnë në territorin e këtij vendi janë pjesë e popujve tjerë, siç janë populli bullgar, sipas procedurave të brendshme.”, thonë nga MPJ e bullgarisë. 
 
MPJ e Bullgarisë: RMV të zbatojë obligimet që janë marrë
 
Njëherit theksojnë se marrëveshjet patjetër duhet të zbatohen, pavarësisht nëse janë multilaterale ose bilaterale, dhe se moszbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara e rrënon besimin, koezistencën dhe parashikueshmërinë në marrëdhëniet mes shteteve dhe shkakton hakmarrje.
 
“Nga miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut gjithmonë presin zbatim të të gjitha obligimeve të ndërmarra, dhe jo përpjekje që të interpretohet nëse procesi i integrimit evropian kërkon zbatimin e të njëjtave. Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE ka parametra të definuara qartë. Është e papërgjegjshme dhe joproduktive që të rrënohet ekuilibri i rëndë dhe delikat me interpretime jopërkatëse dhe tendencioze të cilat devijojnë nga kriteret e caktuara qartë nga Këshilli i BE-së për këtë çështje. Veçanërisht janë të rrezikshme përpjekjet manipuluese që të paraqiten kushtet të cilat tanimë janë nënshkruar dhe përshkruar në kompromisin e vitit 2022, si kërkesa të reja të Republikës së Bullgarisë.”, thuhet në kumtesën e MPJ-së bullgare. 
 
Sa i përket rastit Pendikov, Bullgaria thekson se sulmuesi i dytë i dyshuar ende nuk është arrestuar dhe po ikën me sukses nga drejtësia, ndërsa sulmuesi i parë i dyshuar po pengon zhvillimin e seancave gjyqësore, prandaj Bullgaria pret që Maqedonia e Veriut të dëshmojë seriozitet në ndjekjen penale të krimeve të urrejtjes kundër bullgarëve.Për zbatimin e marrveshjes që përfshijnë ndryhsimet kushtetuese kanë apeluar disa here edhe zyrtarët e BE-së dhe shteteve evropiane.
 
FITIM KRYEZIU