Maqedoni
Pastrimi i kryeqytetit, pushteti dhe opozita vazhdojnë me kritika
16.07.2023 16:44
Edhe pse gjendja me grumbullimin e mbeturinave ka filluar të stabilizohet në qytetin e Shkupit...

Edhe pse gjendja me grumbullimin e mbeturinave ka filluar të stabilizohet në qytetin e Shkupit, reagimet dhe kritikat në mes partive politike nuk kanë të ndaluar. Nga LSDM janë të mendimit se këtë problem e kanë shkaktuar Kryetarët e disa Komunave të Shkupit të cilat udhëhiqen nga VMRO-DPMNE-ja, duke e përfshirë këtu edhe Kryetaren aktuale të Qytetit të Shkupit Daniela Arsovska, e cila sipas LSDM-së nuk ka ndryshe pse të llogaritet, sepse fitoren në qytetin e Shkupit ja solli pikërishtë VMRO-DPMNE-ja.
“Nuk ka përmbushje të premtimeve, nuk ka projekte dhe nuk ka zhvillim, dhe argument më I mirë është kaosi I cili po mbizotëron në Qytetin e Shkupit, ku Kryetarët e pa aftë të disa komunave të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në Shkup, kanë shkaktuar kaos, kanë shkaktuar Shkupi të shëndërohet në një deponi, dhe Qyteti i Shkupit të shëndërohet në një qytet të pistë me shumë mbeturina, qytet i cili po shënon regres dhe jo progres. Nuk është vetëm problemi i mbeturinave, por edhe transporti publik nuk është duke funksionuar. Premtimi për sjelljen e 250 autobusëve të rinjë ekologjik ka dështuar, transporti publik pa pagesë ka dështuar, transport modern ka dështuar, fabrika e re për autobusët ka dështuar. Pra asnjë projekt nga kjo udhëheqësi nuk janë realizuar, ndërsa projektet nga udhëheqësia e kaluar e LSDM-së mbeten të prenuara në sirtaret e Komunave, por nuk kemi as M nga Shkupi Modern.”, tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
Për pastërti më të mirë në qytet dhe për t’i shmangur punësimet partiake duhet që Ndërrmarja Publike “Higjiena Komunale” të shpërbëhet ndërsa ingereca për pastërtinë në qytet ta marrin të gjithë komunat e qytetit, ka deklaruar Orce Gjorgjievski në intervistën javore për Radio Europa e Lirë.
“Për mua irelevante është sa peshon biznesi i mledhjes së mbeturinave dhe kush bënë pjesë në këtë biznes. Për mua është më e rendësishme që kur të dal në rrugë të kam pamje me ambient të pastër. Për momentin për higjienën në Qytetin e Shkupit shumë pak po punohet. Për këtë shkak unë dhe të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit mendojmë se duhet të shpërbëhet Ndërrmarja Higjiena Komunale.”, tha kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.
Nga Higjiena Komunale pohojnë se situata është në stabilizim e sipër, dhe se ekipet e kësaj ndërmarrje janë duke punuar intenzivishtë në tre ndrime, dhe po merren masat e nevojshme që të kemi një Qytet të pastër.
FITIM KRYEZIU
