Botë

Kurti: Kosova blenë dronë Bajraktar nga Turqia

16.07.2023 17:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia....

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.
 
Kurti nuk ka treguar për numrin e dronëve të blerë, Kurti ka vlerësuar se Kosova tash është edhe më e sigurt. Ai e ka përgëzuar oficerët të cilët kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve. 
 
“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti në facebook.