Botë

Europa përvëlohet nga vapa

16.07.2023 17:36

Vala e të nxehtit që ka kapluar Evropën pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme....

Italia, Spanja dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura të larta. Ministria italiane e shëndetësisë lëshoi një alarm të kuq për 16 qytete përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen për fundjavë. Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me mundësi që temperaturat të arrijnë deri në 48 gradë Celsius në ishullin Sardenjë, sipas mediave italiane.
 
“Temperaturat do të arrijnë pikun midis 19 dhe 23 korrikut – jo vetëm në Itali, por edhe në Greqi, Turqi dhe Ballkan. Disa rekorde lokale të nxehtësisë brenda këtyre zonave mund të thyhen gjatë atyre ditëve”, tha meteorologu italian dhe eksperti i klimës, Giulio Betti për BBC.