Maqedoni
Ambasada e Gjermanisë në Shkup: Nuk janë hequr vizat e punës
16.07.2023 17:54
Pas qarkullimit të informacioneve në disa media online se Gjermania po përgatit ndryshime ligjore...

Pas qarkullimit të informacioneve në disa media online se Gjermania po përgatit ndryshime ligjore për të lehtësuar edhe më shumë procedurat për ata qytetarë të shteteve të treta që synojnë të shkojnë në punojnë atje, ambasada gjemrane në Shkup ka dalur me një sqarim se nuk janë hequr vizat e punës.
“Ju informojmë se përtej ndryshimeve të miratuara të Ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar nuk ka ndryshime të mëtejshme të mundësive të deritanishme për fillimin e një pune. Parimisht vlen: Për çdo lloj vendi pune nevojitet vizë.”, njoftojnë nga Ambasada e Gjermanisë, në Shkup.
