Maqedoni
Parashikimi i motit
17.07.2023 08:43
Ri-aktivizimi i valëve të të nxehtit afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërish mot të kthjellët...

Ri-aktivizimi i valëve të të nxehtit afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C. UV=10
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 22°C ndërsa ajo maksimale do të arrij në 38°C.
