Maqedoni

Në Shkup gjatë fundjavës 24 aksidente

02.03.2015 09:17

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll në gjithsej 24 aksidente rrugore...

Të premten, më 27 shkurt, është kryer kontroll në gjithsej 10 aksidente. Prej tyre, tre janë me pasojë të dëmeve materiale dhe shtatë janë me pasojë të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë pesë shoferë të automjeteve motorike, pesë këmbësorë, një shofer i automjetit transportues dhe një bashkudhëtarë.
 
Të shtunën, më 28 shkurt, është kryer kontroll në gjithsej shtatë aksidente rrugore, prej tyre tre me pasoja të dëmit material dhe katër me pasojë të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë tre shoferë të automjetit të udhëtarëve dhe një çiklist.
 
Të dielën, më 1 mars, është kryer kontroll në gjithsej shtatë aksidente rrugore. Prej tyre, katër me pasojë të dëmit material dhe tre me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat, lëndime trupore kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik, një këmbësor dhe një çiklist.
 
Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 60 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, prej tyre 26 shoferë me automjet kanë lëvizur me shpejtë më të madhe se 90 kilometra në orë në vende të banuara, 46 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, si dhe 15 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit në udhëkryqe, gjegjësisht kanë kaluar në të kuqe.
 
Me ndihmën e automjeti special "karrotrec" gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së trafikut janë larguar 95 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacioni rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë ligjërata edukative në shkollat e mesme në temë "Ndikimi i alkoolit, drogës dhe substancave psikotrope ndaj sigurisë në komunikacionin rrugor" me nxënësit nga viti i parë dhe i dytë.
 
Gjithashtu, sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë edhe ligjërata edukative në SHF "Jovan Hajrih Pestalloci" me nxënësit e klasës së tetë.
 
Për sot nuk ka paralajmërim për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit./mia