Spanjoli Alcaraz mbret i ri i “Wimbledonit”
17.07.2023 13:19
Carlos Alcaraz e fitoi titullin e kampionit në “Wimbledon” për herë të parë...

Carlos Alcaraz e fitoi titullin e kampionit në “Wimbledon” për herë të parë. Ai e ndali dominimin e Novak Gjokoviqit, pas një paraqitjeje mbresëlënëse të dielën.
Spanjolli Alcaraz, 20-vjeçar, luftoi shumë pas humbjes së setit të parë dhe triumfoi në fund me rezultatin 3:2 në sete, 1:6, 7:6 (8:6), 6:1, 3:6 dhe 6:4, kundër kampionit në fuqi. Gjokoviqi e kërkonte triumfin e pestë rresht, të tetin në konkurrencën e meshkujve dhe Grand Slamin e 24-t – që të gjitha rekorde.
