Italia U19 fiton titullin e Evropës
17.07.2023 13:21
Përfaqësuesja U19 e Italisë në futboll e ka fituar titullin e kampionit të Evropës....

Përfaqësuesja U19 e Italisë në futboll e ka fituar titullin e kampionit të Evropës. Të dielën mbrëma në finale, Italia fitoi 1:0 ndaj Portugalisë. Ndeshja finale u luajt në Ta’Qali të Maltës.
Golin e fitores e shënoi Michael Kayode në minutën e 19-të. Ai realizoi me goditje me kokë pas krosimit mjeshtëror të shqiptarit Luis Hasa. Hasa ka shkëlqyer për Italinë gjatë gjithë Evropianit. Shënoi gol vendimar në fazën grupore, ndërsa i kishte edhe disa asistime të rëndësishme.
