Messi prezantohet te Inter Miami

17.07.2023 13:26

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi, është prezantuar zyrtarisht si futbollist i ri i Inter Miami...

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi, është prezantuar zyrtarisht si futbollist i ri i Inter Miami. Klubi i MLS kishte përgatitur një mikëpritje të jashtëzakonshme për kampionin e botës me Argjentinën. Argjentinasin në ceremoninë e prezantimit David Beckham e priste me krahë hapur në podium.  Messi tek skuadra e Inter Miami do të mbajë fanellën me numër 10.
 
“Falëmderit shumë. Së pari dua t'ju them faleminderit të gjithë njerëzve të Majamit për këtë mirëseardhje, këtë dashuri. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu! Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luajë. Ne do të japim gjithmonë maksimumi, do të përpiqem të arrijë të gjitha objektivat. Jam këtu për të fituar, për të ndihmuar ekipin ashtu siç kam bërë gjithmonë.”, tha Messi.
 
Messi mund të bëjë debutimin e tij në shtëpi të premten kundër Cruz Azul. Klubi amerikan më herët kishte njoftuar se kontrata e Messit do të zgjasë dy sezone e gjysmë dhe se do t'i paguajë atij nga 50 deri në 60 milionë dollarë në vit. Përveç Messit, është prezantuar edhe Sergio Busquets, mesfushori spanjoll që dikur luante me Messin në Barcelonë. Argjentinasi nga viti 2021 luajti 74 ndeshje në PSG ka shënuar 32 gola. Messi luajti 520 ndeshje për Barcelonën dhe shënoi 474 gola. Vitin e kaluar ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar.