Arsenal kaloi pragun e 200 mln euro

17.07.2023 13:28

Merkatoja verore e futbollit gjithnjë po bëhet e më intersante....

Merkatoja verore e futbollit gjithnjë po bëhet e më intersante. Në kohën kur skuadrat vendore po përpiqen të përforcohet për një fushatë të re për të fituar titullin e kampionit me shpenzime minimale. E njëjta po ndodhë edhe tek vendet fqinje, por e kundërta po ndodhë në tregun e futbollit evropian dhe botëror. Nga skuadrat e kontinetit të vjetër  gjashtë prej tyre kanë shpenzuar më shumë se 100 milion euro. Arsenali është skuadra e vetme e cila ka kaluar pragun e 200 milion eurove të shpenzuara. Ja si doket renditja e shpenzuesve më të mëdhenjë deri më tani:-
 
1. Arsenal - 226,6 mln euro
(Declan Rice, Kai Kavertz, Jurrien Timber)
2. PSG - 155,5 mln euro
(Manuel Ugarte, Lucas Hernández, Hugo Ekitiké, Kang-in Lee, Cher Ndour, Marco Asensio, Milan Skriniar)
3. Tottenham - 136,3 mln euro
 
(James Maddison, Pedro Porro, Dejan Kulushevski, Guglielmo Vicario, Manor Solomon)
4. Real Madrid - 128,5 mln euro
(Jude Bellingham, Arda Güler, Fran García)
5. Chelsea - 112 mln euro
(Christopher Nkunku, Nicolas Jackson, Ângelo, Diego Moreira)
Liverpool - 112 mln euro
(Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister)