Botë

Në Siri lirohen 19 të krishterë

02.03.2015 09:38

Shteti Islamik dje i liroi 19 të krishterë të grupit prej mbi 220 personash, të cilët janë rrëmbyer javën e kaluar në fshatrat në Sirinë Verilindore...

Përfaqësuesi i Organizatës demokratike të asirëve, Bashir Saedi deklaroi se tri gra dhe 16 burra kanë mbërritur në kishën e Hasakas, qytet në afërsi të fshatrave të sulmuara. Ai theksoi se ata janë rrëmbyer derisa kanë udhëtuar me autobus nga qyteti Shadadeh.
 
Lajmin për lirimin e 19 të krishterëve e konfirmoi edhe Rrjeti për të drejta të njeriut të asirëve me seli në Suedi. Rrjeti pohon se ata janë liruar pasi kanë dhënë një shumë të papërcaktuar parash, si tatim për jomyslimanët.
 
Akoma është i panjohur fati i mbi 200 të krishterëve të rrëmbyer, ndërsa supozohet se numri më i madh i tyre janë në Shadadeh, 50 kilometra në jug të Hasakas.
 
Rrëmbimet janë kryer kur SHI-ja e ndërmori kontrollin nga forcat kurde mbi 10 fshatra të banuara me të krishterë.
 
Në Siri pari rreth 30.000 asirë dhe përafërsisht 1,2 milionë të krishterë para fillimit të luftës civile në vitin 2011./mia