Maqedoni
Barazia gjinore, 45% e grave kanë përjetuar dhunë
17.07.2023 15:12
45 për qind e grave në vendin tonë kanë përjetuar dhunë në njëfarë forme më së shpeshti dhunë fizike...

45 për qind e grave në vendin tonë kanë përjetuar dhunë në njëfarë forme më së shpeshti dhunë fizike. Që të ulen numrat, duhet më shumë të punohet në parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave. Institucionet e kanë përforcuar bashkëpunimin me qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare që të ndërtohet një sistem më i mirë, thonë kompetentët.
“Sipas të dhënave të fundit tek ne, 45 për qind kanë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në ndonjë formë më së shumti fizike, psikike, emocionale. Shumë herë kanë heshtur dhe janë shtypur me ndjenjën e pafuqishme. Ky fakt humbës sado i frikshëm të jetë, në fakt është një sfidë për këmbënguljen tonë drejt qëllimit.”, - deklaroi bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska.
Vendi ka mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Qëllimi është që t’i kundërshtohet regresionit të lirive dhe të drejtave.
“Barazia më e madhe gjinore është e rëndësishme, është konstruktive për të gjithë demokracitë e shëndetshme, sjell liri, promovon prosperitetin dhe tregtinë dhe forcon sigurinë globale.”, - theksoi zëvendësambasadorja e Britanisë së Madhe, Julia Smith.
Smith tha se Qeveria ka mbështetje që t’i ndërtojë dhe zbatojë politikat e integruara për dhunën me bazë gjinore në përputhje me konventën e Stambollit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
