Botë
Qeveria e Kosovës konfirmon mospjesëmarrjen e Kurtit në Tiranë
17.07.2023 15:34
Nga kabineti i kryeministrit të Kosovës kanë sqaruar mospjesëmarrjen e Albin Kurtit...

Nga kabineti i kryeministrit të Kosovës kanë sqaruar mospjesëmarrjen e Albin Kurtit në takimin e sotëm joformal që po zhvillohet në Tiranë me krerët e rajonit dhe komisionarin për Zgjerim në Bashkimin Evropian Oliver Varhely, lidhur me Procesin e Berlinit kryeministri i Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se kryeministri Kurti nuk mund të marrë pjesë, për shkak se më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.
“Para një jave kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për një drekë joformale me komisionarin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama, që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
