Botë
Shpërthimi i zjarrit, mbyllet aeroporti i Katanias
17.07.2023 15:54
Një zjarr masiv shpërtheu në aeroportin e qytetit sicilian të Katanias, duke shkaktuar mbylljen e tij deri të mërkurën....

Një zjarr masiv shpërtheu në aeroportin e qytetit sicilian të Katanias, duke shkaktuar mbylljen e tij deri të mërkurën.
Fatmirësisht, nuk ka raporte për të lënduar, por flakët mjaftuan që udhëtarët të përfshiheshin nga paniku. Zjarrfikësit arritën t`i vinin ato nën kontroll gati 90 minuta pas shpërthimit, por nuk dhanë detaje mbi shkakun e mundshëm apo ndonjë lidhje me temperaturat e larta aktuale në rajon.
Katania është një nga qytetet italiane që lëshoi alarmin e kuq për temperaturat e larta të dielën, së bashku me kryeqytetin sicilian Palermo dhe qytetin e tretë më të madh në ishullin Mesina. Vendi po përgatitet për temperatura të larta rekord në ditët në vijim. Fluturimet në aeroportin sicilian, i cili sipas grupit të sektorit Assoaeroporti, ishte i pesti më i ngarkuari në Itali vitin e kaluar, u pezulluan për tre ditë.
