Maqedoni

Deri më tani 25.445 paraqitje në "Alo doktor"

02.03.2015 11:02

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo doktor" nga shtatori deri më tani ka pasur 25.445 thirrje...

Shtëpia e Shëndetit Shkup kumtoi se në shtatë ditët e kaluara (nga 23 shkurti deri më 1 mars) për ndihmë mjekësore në linjë janë paraqitur 1.305 qytetarë.
 
Njëzet mjekë janë të aksesueshëm për këshillë mjekësore, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
 
Në linjën sot pej orës 18 deri në ora 22 do të jetë kujdestar mjekja Biljana Ilievska Popovska nga Instituti për TBC, ndërsa nesër mjekja Tanja Spirovska nga Klinika për anestezi, reanimacion dhe mjekim intensiv (KARIL)./mia