Maqedoni
Parashikimi i motit
18.07.2023 08:54
Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës do të vijojë të jetë prezente...

Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës do të vijojë të jetë prezente edhe gjatë kësaj jave. Ndikimi i anticiklonit Afrikanë do të sjelli mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura shumë të larta.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 16°C deri në 24°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 34°C deri në 41°C. UV=10
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 22°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 37°C.
