Maqedoni

Shkup, sanksionohen 109 shoferë

18.07.2023 09:30

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 sanksione. 
 
Njëzetë sanksione janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, katër gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë sanksione për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, dy gjoba për ngasjen e automjetit në gjendje të dehur. Poashtu janë shqiptuar edhe katër sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
 
Nga APB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.