Botë

Moti i nxehtë përfshin rajonin, Athina lufton me zjarret pyjore

18.07.2023 13:44

Zjarret në pyjet pranë Athinës nuk po shuhen....

Zjarret në pyjet pranë Athinës nuk po shuhen. Mijëra njerëz janë larguar nga vendpushimet dhe shumë autostrada janë shkatërruar dhe mbyllur pasi erërat e forta nxorën flakët nga kodrat dhe pyjet me pisha të djegura nga nxehtësia ekstreme. Të paktën gjashtë komunitete bregdetare janë evakuuar pasi dy zjarre të mëdha po afrohen në qytetet turistike verore. Murgjit u evakuuan nga manastiret. Përskaj zjarreve moti i nxehtë ka shkaktuar edhe probleme tjera në veçanti për të pastrehët. 
 
“Kemi shumë thirrje për shkak të nxehtësisë së madhe. Rreth 20 apo 25 për qind më shumë se zakonisht dhe kjo është për shkak të faktit se ka shumë njerëz të shtyrë në moshë apo të vetmuar.”, - deklaroi Masimo la Pjetra nga Kryqi i Kuq, Itali. 
 
“Përskaj sfidave të mëdha me të cilat përballemi në këtë periudhë, përballemi edhe me problemet klimatike. Nxehtësia enorme sjell edhe probleme tjera.”, - theksoi volunteri i Kryqit të Kuq, Andrea Piras.
 
“Asgjë nuk mund të bëhet, shkoj me autobus apo me metro ku ka klimatizer e më pas shkoj në park ku ka hije.”, - tha një qytetar. 
 
Edhe Roma përgatitet për temperatura mbi 42 gradë celsisus. Autoritetet e Malit të Zi paralajmërojnë zjarre për shkak të nxhetësisë pasi temperaturat në Podgoricë arrijnë në 42 gradë celsius. Janë dhënë rekomandime edhe për banorët që t’u ikin aktiviteteve jashtë ditëve në vijim. Ajri i ngrohtë nga Afrika Veriore po prek vendet e Gadishullit Ballkanik duke shkaktuar valë të nxehtësisë përgjatë tërë rajonit. Temperaturat e larta janë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike aftagjate. 
 
FLUTURA LATIFI