Ferhan Hasani shënon për Brondbin
Ferhan Hasani i është kthyer golave në kampionatin danez...

Reprezentuesi i Maqedonisë, arriti të shënoj golin e vetëm për skuadrën e tij, në derbin e Danimarkës ndaj liderit Mitjilland, duke shpëtuar kështu një pikë me barazimin 1-1.
Pjesa e parë e sfidës kaloj pa gola, ndërsa në minutën e 53-të, Pushiç shënoi për epërsinë e mysafirëve.
Për vendasit, punët shkuan edhe më keq, pasi pas pesë minutash, Elmander u ndëshkua me karton të kuq, por kjo, nuk e ndaloi Hasanin që të shënoj.
Futbollisti ynë, I cili një kohë të gjatë kishte probleme me dëmtimet, luajti nga minuta e parë, ndërsa golin që e shpëtoi skuadrën e tij, e shënoi në minutën e 76-të, pas asistit të Larssonit. Pas kësaj, rrjetat pushuan dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.
Pas këtij barazimi, Mitjilland vazhdon të prij bindshëm në kampionatin danez, me 44 pikë, ndërsa Brondbi mbetet në pozitën e katërt me plotë 16 pikë më pak se lideri.
MUSTAFA ADEMI
