Basketboll

Jamesi nuk bëhet hero

02.03.2015 11:09

Njëra ndër ndeshjet më të mira të stinorit është luajtur dje në Toyota Center të Houstonit, ndërmjet Rockets dhe Cleveland Cavaliers...

Gjatë ndeshjes, tensioni ishte në nivel të lartë, ku kishte edhe elektrizim ndërmjet lojtarëve që përfunduan me gabime teknike.
 
Për ta caktuar fituesin në këtë duel, nuk mjaftuan katër çerekë dhe ndeshja u desht që të shkojë në vazhdime.
 
Në sekondat e fundit të sfidës, derisa Houstoni ishte një pikë epërsi përpara, LeBron James, nuk arrin të shënojë asnjërën nga dy tentimet prej gjuajtjeve të lira për t’i shkuar fitorja vendasve, 105- 103.
 
Edhepse LeBroni nuk arriti të bëhet hero i ndeshjes, ishte më i miri tek Cleveland me 37 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, derisa në anën tjetër, të njejtin shkëlqim e bëri James Harden, ku luajti me 33 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.
 
Damian Lillard dhe LaMarcus Aldridge, dyshja e ëndrrave udhëheq Portland Trail Blazzers drejt një tjetër suksesi në Nba.
 
31 pikë dhe 7 asiste koleksionoi Lillard në fitoren 110-99 të Portland përballë Sacramento Kings ndërkohë që Aldridge shtoi 26 pikë si dhe u tregua thjeshtë fenomenal poshtë koshit teksa zotëroi 15 rebound.
 
Ky ishte suksesi i 3-të radhazi për Portlandin dhe i 39-ti sezonal me ekipin nga Oregoni që pas kësaj fitoreje blindoi vendin e 4-t në klasfikimin e konferencës së Perëndimit.
 
Një Stephen Curry në superformë udhëhoqi Golden State Warriors drejt një tjetër suksesi.
 
Falë 37 pikëve të realizuara nga ylli i saj skuadra e drejtuar nga trajneri Steve Kerr mposhti me rezultatin 106-101 Boston Celtics brenda në Massacusets.