Maqedoni
Rritja e pagave në sektorin publik, qeveria dhe sindikata nënshkruajnë marrëveshjen
18.07.2023 18:33
Qeveria dhe sindikatat nënshkruajnë marrëveshjen për rritjen e pagave...

Qeveria dhe sindikatat nënshkruajnë marrëveshjen për rritjen e pagave, e cila përfshin rritjen e pagave në sektorin publik prej 10% që nga paga e shtatorin, pagesa e regresitvjetor në vlerë prej 10 mijë denarëve dhe harmonizimi I metodologjisë së re për përllogaritje të pagës. Kjo metodologji siç njoftuan nga qeveria do të fillojë të vlejë nga marsi I vitit 2025.
“Me qëllim që vitin tjetër standardi jetësor I të punësuarve në sektorin publik të jetë I mbrojtur nga inflacioni eventual , në përputhje me marrëveshjen kolektive parashikohet që nëqoftë se inflacioni kalon 3%, atëherë do të përfitojnë rritje të pagës e cila do të jetë ekuivalente në përqindje me rritjen e inflacionit . Apo ilustrativisht nëse inflacioni është 7% atëherë rritja e pagave do të jetë 4%”, u shpreh zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.
“Jo vetëm I të punësuarve në sektorin publik nga ndikimet politike, por edhe vet procesi I dialogut social ekonomik, pasi që vepçmë me marrëveshjen e sotme, vërtetohet në mënyrë sistematike metodologjia për rrtiej të pagave dhe e cila do të vlejë për të gjithë në sektorin publik”, theksoi ministri i financave Fatmir Besimi.
KSL nuk pranon marrëveshjen
LSM thonë se marrëveshja e arritur është e mirë dhe ofron rritje të kënaqshme të të ardhurave të punonjësve në sektorin publik.
“Këto 10% dhe përqindjet që I morrën gjatë fillimit të vitit paraqesin përqindje respektabile për rritje të pagave për vetëm 12 muaj. Të Mos harrojmë se rrija e pagave minimale , gjithashtu dha kontribut për rritje të pagave të të punësuarve në sektorin publik. Në mënyrë shtesë përfitojmë pagën jubilare, të cilën shumë të punësuar në sektorin publik nuk e kanë marrur. Në 10, 20 apo 30 vjetorin e tyre të punës, të punësuarit do të mund ta marrin pagën jubilare”, u shpreh kryetar i sindikatës së sindikatave të lira Sllobodan Trendafillov.
Por kjo marrëveshje është e papranueshme për një pjesë të sindikatave. KSL paralajmëron se vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje pagash, tjetra rritje do të ishte vetëm në vitin 2025, edhe atë vetëm 3 për qind.
“Kjo do të thotë që në vitin 2024 të gjithë ata që kanë pagën minimale sipas ligjeve në sektorin publik, administratën shtetërore, ofruesit e shërbimeve, ushtrinë etj.. do të ndryshohet me ligj. Paga minimale do të hidhet jashtë dhe njerëzit duhet të dinë se kjo rritje është tani, tjetra është në 2025”, theksoi kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallpovski.
Nga ana tjetër lidhja e sindikatave thonë se ky arsyetim është I pabazë, pasi që rritje të pagave vitin e ardhshëm do të ketë në rast të infëlacionit të mundshëm.
ERSAN PARAZITI
