Maqedoni
Parashikimi i motit
19.07.2023 09:00
I nxehti përvëlues vijon edhe për sot në vendin tonë!

I nxehti përvëlues vijon edhe për sot në vendin tonë! Kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të europës jugore. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15°C deri në 23°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 33°C deri në 41°C. UV=10
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39°C.
Gjithashtu dita e nesërme pritet si një ndër ditët më të nxehta ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42°C.
