Nigeri, e dyshuara si kamikaze digjet me benzinë nga turma
Një grua është rrahur për vdekje nga turma në qytetin verilindor të Bauchit, pasi ajo dyshohej se do të hidhte veten në erë...

Policia dhe dëshmitarët kanë konfirmuar rastin. Femra, e cila mendohet të jetë një adoleshente, u sulmua pasi nuk pranoi të kontrollohej në hyrje të një tregu.
Më pas, asnjë mjet shpërthyes nuk i është gjetur viktimës. Një seri shpërthimesh vetëvrasëse kanë ndodhur në veri të Nigerisë, për të cilat gjithmonë janë fajësuar militantët e “Boko Haram”, të cilët kërkojnë të vendosin ligjet islamike në të gjithë vendin.
Dëshmitarët kanë thënë se viktima, pasi ishte rrahur brutalisht, ishte spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Një prej zyrtarëve vendas e përshkroi vrasjen si një “veprim të kryer nga një turmë e zemëruar”.
