Botë
Takim me Lajçak, Bislimi e Petkoviç rikthehen për dialog në Bruksel
19.07.2023 11:39
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatori serb...

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatori serb, Petar Petkovic do të takohen sot në Bruksel. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se ne takimin me ndërmjetësuesin për dialogun, Miroslav Lajçak, “fokusi do të jetë tek implementimi i marrëveshjes bazë të 27 shkurtit dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”.
Marrëveshja për shtensionimin e situatës në veri u arrit më 10 korrik në Bratisllavë të Sllovakisë, në takimin që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi zhvilloi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Kosova nisi që javën e kaluar zvogëlimin e pranisë policore prej 25% pranë ndërtesave komunale. Kur Policia e Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in të vlerësojnë gjendjen e sigurisë, mund te shihet mundësia e zvogëlimit të mëtejme të prezencës policore atje. Po ashtu qeveria e Kosovës është pajtuar që të dalë me deklaratë publike për mbështetjen e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri pas verës.
