Botë

Shefi i inteligjencës britanike thirrje rusëve që janë kundër luftës në Ukrainë: Bashkëpunoni për t’i dhënë fund gjakderdhjes!

19.07.2023 13:27

Kreu i shërbimit të spiunazhit të Britanisë, MI6, u bëri thirrje të mërkurën rusëve që kundërshtojnë luftën në Ukrainë...

Kreu i shërbimit të spiunazhit të Britanisë, MI6, u bëri thirrje të mërkurën rusëve që kundërshtojnë luftën në Ukrainë dhe të “bashkojnë duart” me shërbimin e tij të inteligjencës dhe t’i japin fund gjakderdhjes.
 
Në fjalimin e tij të dytë që kur u bë shef i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete në vitin 2020, Richard Moore shprehu besimin e tij se kishte gjasa shumë të ulëta që Rusia të rifitonte avantazh në Ukrainë.
 
Gjatë këtij fjalimi, të mbajtur në ambasadën britanike në Pragë, ai e krahasoi situatën aktuale në Ukrainë me Pranverën e Pragës në vitin 1968, kur Bashkimi Sovjetik anuloi reformat liberale.
 
“Karakteristikat e veçanta të agjentëve që janë në vendet e duhura do të bëhet edhe më e rëndësishme”, tha ai.