Shkupi maksimalisht i koncentruar për sfidën kthyese kundër Hegelmanit

19.07.2023 13:50

Nesër nga ora 21:00 në Arenën “Todor Proeski”, Shkupi do të presë Hegelmanin lituanez

Nesër nga ora 21:00 në Arenën “Todor Proeski”, Shkupi do të presë Hegelmanin lituanez, në ndeshjen e kthimit të xhiros së parë kualifikuese në Ligën e Konferencave. Ekipi nga Çairi festoi në Kaunas me 5:0, kështu që tashmë me një këmb janë në turin e dytë.Megjithatë, si profesionist i madh, trajneri turk i Shkupit, Cihat Arslan, në konferencën e sotme për media theksoi se takimit do ti qasen me përkushtim maksimal.
 
“Ndeshjen e parë e kemi fituar me rezultat 5-0, ishte një rezultat i mrekullueshëm ku Cephas shkëlqeu. Kishim pak vështirësi gjatë kthimit, pasi që ishte një udhëtim i gjatë dhe sigurisht se ishim pak të lodhur, andaj gjatë kësaj kohe kishim rikuperim të mirë dhe kështu tani jemi gati për ndeshjen e kthimit. Si e para, unë nuk dua që të bëjë mbledhje me lojtarët, por dje isha i detyruar që të kem një të tillë, pasi që kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme, pa marrë parasysh se ç’far rezultati kishim në ndeshjen e parë, duhet të jemi të jemi të koncentruar maksimalisht. Por e pash se lojtarët ishin pak sa të liruar, kështu që dje isha i detyruar të mbaj një mbledhje. Edhe një herë po e përsëris se kjo është një ngjarje me rëndësi dhe ne duhet të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm edhe në ndeshjen e kthimit, me seriozitet dhe disiplinë. Duhet të respektojmë kundërshtarin, pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, ne duhet të marrim rezultat të mirë edhe në ndeshjen e kthimit, por dua të them se do të jetë ndeshje shumë më e vështirë se sa e para”, ka thënë Arslan.
 
Sulmuesi i shpejtë Renaldo Cefas, që shkëlqeu para një jave në Kaunas me katër gola,theksoi se lojtarët janë plotësisht të përgatitur për ndeshjen e dytë.
 
“Sa i përket ndeshjes së nesërme, të gjithë lojtarët janë përgatitur për këtë përballje. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës, jo vetëm fizikisht por edhe mentalisht. E dimë se kemi një rezultat të lartë, por ndeshja ende nuk ka përfunduar. Nesër duhet të futemi në lojë sikurse të jetë rezultati 0-0”, u shpreh Cephas.     
 
Sfida kthyese e raundit të dytë eliminator në Ligën e Konferencave, mes Shkupit dhe Hegelmanit lituanez, zhvillohet nesër në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 21.00, ndërsa ekipi që do të kualifikohet tutje, në raundin e ardhshëm do të takohet me Levskin e Sofjes.