Maqedoni
Lista e zezë e ShBA-ve, Petrovska: Me padurim e pres shpalosjen
19.07.2023 15:04
Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavjanka Petrovska...

Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavjanka Petrovska, thekson se me padurim e pret listën e zezë, të zgjeruar të paralajmëruar për 19 persona, funksionarë të lartë, përfshirë edhe persona nga RMV. Vlerëson se çdo ndihmë në luftën kundër korrupsionit është e mirëseardhur. Politikanët duhet të jenë të parët dhe shembull se si në mënyrë profesionale dhe me integritet t’i kryejnë obligimet e tyre, theksoi Petrovska.
“Me padurim e pres listën e re të zgjeruar. Emrat që deri tash u shpalosën i shoh vetëm si hyrje në procesin e mëtutjeshëm, megjithatë përsëri do të them se detyra kryesore është e institucioneve tona, liderëve tanë, e të gjithë neve. Në të gjitha mënyrat e mundshme të tregojmë se mundemi, kemi kapacitet të ndërtojmë një shoqëri dhe institucione që me sukses mund të ballafaqohen me çfarëdo problemi.”, - deklaroi zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavjanka Petrovska.
Viktor Mitevski nga Shoqata për hulumtime dhe analiza vlerëson se kur flasim për luftë ndaj korrupsionit, nuk duhet anashkaluar edhe nivelet më ulëta. Implementimi i mekanizmave vazhdon të jetë pengesë.
“Kur flasim për luftë kundër korrupsionit, nuk duhet e gjithë vëmendja të fokusohet tek organet e jurisprudencës, por duhet të flasim edhe për luftën me korrupsionin në nivele më të ulëta, ekzekutivit, pa marrë parasysh nëse është në nivel qendror apo lokal. Njëri nga mekanizmat është kontrolli i brendshëm që për fat të keq tek ne akoma vlerësohet si mekanizëm burokratik që nuk i jep rezultatet e pritura.”, - theksoi Viktor Mitevski nga Shoqata për hulumtime dhe analiza.
Së fundmi, në listën e zezë të ShBA-ve u gjet kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.
FLORIJE KAMBERI
