Maqedoni

PNKOK dhe MPB ngritën 18 kallëzime penale, dyshohen për mashtrim tatimor, pastrim parash

19.07.2023 15:20

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit...

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti kallëzim penal ndaj 15 persona fizikë dhe 3 juridikë për “kryerje të veprës penale në bashkëpunim”, “mashtrim tatimor” dhe “pastrim parash”. Në aksionin policor u arrestuan gjithsej 5 persona, 3 prej të cilave kanë qenë në mënyrë direkte të përfshirë në këtë “piramidë tatimore” dhe dy prej të cilave gjatë bastisjes policore u gjetën 35 plumba. Siç bëjnë të ditur organet e ndjekjes, në mesin e të arrestuarve janë disa persona, të cilët janë marrë me politikë, afaristë dhe të punësuar në DAP. 11 prej të dyshuarve akuzohen se kanë kryer veprën “kryerje të veprës penale në bashkëpunim”, 9 prej të cilave “mashtrim tatimor”, ndërsa 4 të dyshuar të tjerë akuzohen se kanë bërë “pastrim parash”.
 
“Gjatë muajit tetor të vitit 2020, në një objekt hotelerie në Shkup, tre prej të dyshuarve, përmes një shoku të përbashkët, kanë formuar grup për “kryerje të veprës penale në bashkëpunim”, për të kryer “mashtrim tatimor”. I kanë ndarë rolet e tyre, me atë që i akuzuari i parë, ka shfrytëzuar marrëdhënien e tij kreditore dhe debitore ndaj një personi juridik. I akuzuari i dytë ka qenë i obliguar të gjejë persona juridik fiktiv, të cilët kanë gjeneruar kërkesa fiktive deri tek DAP-i. Për këtë, në dispozicion kanë pasur 8 persona juridik, me të cilët realisht, por jo edhe formalisht kanë udhëhequr. I akuzuari i tretë si person udhëheqës në DAP, edhe pse nuk ka pasur kompetencë nga të punësuarit në DAP, në formë elektronike ka marrë lajmërim dhe ka qenë gjithë kohën në rrjedha me kthimin fiktiv të mjeteve të paligjshme, në bazë të kërkesave të miratuara për kompensimin e borxhit tatimor me më shumë taksa të paguara dhe ekskluzivisht për garantuesit fiktivë të taksave.”,-  thuhet në komunikatën e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
 
Më pas, në këtë grup u bashkuan edhe 8 të dyshuar të tjerë, dy prej të cilëve kishin për detyrë të merrnin pjesë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për themelimin dhe ndryshimin e  personave juridikë dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për deklaratat tatimore, si dhe për lidhjen e Marrëveshjeve për kompensimin e tatimit me garantuesit fiktivë.  Nga MPB-ja thonë se të gjithë të dyshuarit e kanë lajthitur DAP-in dhe kanë kërkuar kthimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për rreth 840.000 euro.
 
“Organizatorët e kësaj skeme të menduar piramidale për në këmbim kanë përfituar mallra të ndryshme, pasuri të tundshme dhe të patundshme, siç janë automjete luksoze dhe banesa, ku më pas të njëjtat ua kanë shitur personave të tjerë, me çka kundërligjshëm kanë përfituar materialisht. Grupi kriminal, përmes 4 personave juridikë nga Shkupi prej vitit 2020-2021 përmes lidhjes së marrëveshjeve për kompensimin e tatimit me garantuesit fiktivë, në dëm të buxhetit të shtetit, kanë përfituar mjete nëpërmjet kthimit të tatimit në vlerë prej 837.458 mijë euro.”,- deklaroi Suzana Pranjiq Talevska nga MPB-ja.
 
Aksioni policor u realizua në shtatë lokacione në Shkup. Për shkak të rrezikut të arratisjes së të dyshuarve, asgjësimit të gjurmëve të veprës penale për të cilën ata ngarkohen dhe ndikimit ndaj dëshmitarëve, prokurori i lëndës i PNKOK-së i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake, që për tre prej të dyshuarve t’u përcaktohet masa e paraburgimit, ndërsa për të tjerët të përcaktohet masa për sigurimin e pranisë gjatë procedurës. 
 
REXHEP QAMILI