Kerry: shpresojmë në një hetim të plotë dhe transparent
Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe transparent për vrasjen e politikanit të opozitës në Rusi, Boris Nemtsov, ka thënë të dielën sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry...

Ai tha se inteligjenca amerikane nuk ka informacione se kush qëndron pas vrasjes së ish-zëvendëskryeministrit të Rusisë.
“Në fund të fundit ne shpresojmë se do të ketë një hetim të plotë, të vërtetë dhe transparent për gjetjen jo vetëm të autorit të vrasjes, por edhe të personave që mund ta kenë urdhëruar atë, nëse ka qenë kështu”- tha Kerry në një televizion amerikan.
Nemtsov u qëllua katër herë pas shpine në një urë pranë Kremlinit. Menjëherë pas vrasjes, presidenti rus, Vladimir Putin, e dënoi aktin dhe mori personalisht nën kontroll hetimet për vrasjet e tij.
