Maqedoni
KShPK: Shteti është dëmtuar për 4 milion euro, “Pucko Petrol” përvetësoi pronën e konfiskuar të “Transmetit”
19.07.2023 16:20
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit zbuloi të dhëna befasuese për konfiskimin e dështuar të “Transmetit”...

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit zbuloi të dhëna befasuese për konfiskimin e dështuar të “Transmetit”. Antikorrupsioni sot bëri të ditur se në bazë të dokumenteve të grumbulluara, një pjesë e pasurisë që është dashur të konfiskohet në rastin “Trust” është marrë nga kompanitë dhe bankat, me çka është shkaktuar dëm mbi 12 milionë euro. Në skemë, sipas Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, më së shumti ka marrë kompania “Pucko Petrol” e Asmir Jahoskit, ndërsa pasuria e luajtshme me shumë gjasa është përdorur për të nxjerrë fitim për kompanitë që kanë lidhje me familjen e të dënuarit në rastin “Trust”, Sead Koçan.
“Dyshimet lindin se zyrtarët në Prokurorinë e Shtetit dhe Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar nuk kanë ndërmarrë veprimet zyrtare që kanë mundësuar marrjen e pronës dhe autoritetet kanë marrë pjesë në mashtrimin e shtetit. Rrjeti ishte i gjerë dhe përfshinte noterë, përmbarues dhe njerëz nga institucionet tjera kompetente.”, - deklaroi anëtari në Komisionin Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit, Shemshi Sallai.
Edhe ndaj kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, u propozuan të dorëzohet nismë për përndjekje penale, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 353 i kodit penal.
“Propozoj deri te Prokuroria Themelore të dorëzohet nismë për ngritjen e procedurës për përndjekje penale për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit në lidhje me nenin 34.”, - theksoi kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Antikorrupsioni, po ashtu konsideron se gjatë prokurimit të të ashtuquajturit “Gjurmë gishtash” është dëmtimi që i bëhet Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me mosveprim, veprim të parakohshëm, mosveprim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare në dobi të palëve të treta.
FLUTURA LATIFI
