Maqedoni

Inspektohen punimet nga Drenova deri në Gradsko, Boçvarski: Është realizuar 75% e punës

19.07.2023 16:44

Krijojmë kushte evropiane për qytetarët dhe e lidhim vendin me Evropën...

Krijojmë kushte evropiane për qytetarët dhe e lidhim vendin me Evropën, ndërsa shembull i përkushtimit tonë është autostrada që po ndërtohet nga Drenova deri te lidhja e Gradskos, pjesë e korridorit 10-D, kështu u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i cili me ambasadorin e BE-së në vend, David Geer, ministrin e Transportit Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, kanë  inspektuar punimet në ndërtimin e seksionit. Për pushtetin, ndërtimi i kësaj rruge përflitet 20 vite, ndërsa vetëm në dy vitet e fundit është realizuar 75% e punës.
 
“20 vite flitet për këtë rrugë dhe 20 vite nuk ka pasur progres të këtillë në ndërtimin e kësaj rruge. Punimet më të mëdha janë realizuar në dy vitet e fundit. Pritjet tona janë se me dinamikën e këtillë dhe me këtë tempo, punimet do të mbarojnë në fillim ose më së voni në pjesën e parë të vitit 2024, pas çka më pas do të lëshohet në përdorim.”, - deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
 
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi informoi se ndaj  “Bechtel dhe Enka” deri më tani i janë paguar rreth 167 milionë euro, ndërsa  aktualisht janë duke u bërë testime gjeo-mekanike në rrugët Prilep - Manastir, Tetovë - Gostivar dhe Gostivar - Kërçovë.
 
“Deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro për mobilizim dhe paradhënie për korridorin 8 dhe koridorin 10-D. Aktualisht janë duke u bërë testime gjeo-mekanike në rrugët Prilep - Manastir, Tetovë - Gostivar dhe Gostivar - Kërçovë.”, - u shpreh drejtori i NPRSh-së, Ejup Rustemi. 
 
BE-ja ka bërë investime të konsiderueshme në sektorin e transportit dhe që nga viti 2007, ka financuar ndërtimin e rreth 100 kilometrave të rrjetit të autostradave. 
 
SANIJE DURAKU