Ekonomi
Punësime përmes projekteve inovative
02.03.2015 14:41
Mbështetja financiare e shtetit për projekte inovative ka rezultuar me hapjen e vendeve të reja të punës...

Këtë e vlerësuan kompanitë “Start ap” dhe “Spinof” në prezantimin e sotëm të mundësive për financim të projekteve inovative, nën organizim të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim të Teknologjisë.
“Nëpërmjet thirrjeve të vazhdueshme të fondit sigurohet mbështetje financiare në vlerë prej 600 mijë euro, ndërsa projektet që financohen kapin shifrën prej 30 mijë euro, gjegjësisht mbulimin e 85% të shpenzimeve.
Nga kjo thirrje që po bëjmë, planifikojmë të financojmë rreth 20 kompani dhe shpresojmë që çdo kompani do të ketë minimum 5 persona të angazhuar për realizimin e projektit” - deklaroi drejtoresha e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim të Teknologjisë, Jasmina Popovska.
“Këto kompani janë në kategorinë e kompanive të cilat vështirë mund të sigurojnë financa nga bankat. Andaj vlerësojmë se Fondi për Inovacione dhe Zhvillim të Teknologjisë do të luaj rol pozitiv për këtë “Start up” kompani. I inkurajojmë këto kompani që të shfrytëzojnë këto fonde”- tha drejtori ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike, Mitko Aleksov.
Projektet inovative në Serbi kanë sjellë punësime të 300 personave, si dhe angazhimin e 30 institucioneve dhe angazhimin e mbi 100 ekspertëve që merren me hulumtim dhe zhvillim të ekonomisë dhe tregut të punës, tha drejtoresha e Fondit për Inovacione të Serbisë, Natalia Sandiq.
Autoritetet e vendit presin që Maqedonia të ndjek përvojat e vendeve fqinje.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
