FC Shkupi pret kundërshtarin e radhës

20.07.2023 14:58

Skuadra e Shkupit pas ndeshjes së parë e ka të sigurt kualifikimin në raundin e dytë eliminator...

Skuadra e Shkupit pas ndeshjes së parë e ka të sigurt kualifikimin në raundin e dytë eliminator, ndërsa Shkëndija e Tetovës do të synojë sonte kualifikimin për në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pasi bëri një paraqitje solide në ndeshjen e saj të parë (1:0), skuadra tetovarë do të luajë për vetëm një qëllim, pra avancimin për në raundin e dytë kualifikues.
 
Kësisoj, djelmoshat e Ardian Nuhiut, tani kanë nevojë për së paku një barazim nëtransfertënë Uells që ta sigurojnë “biletën” për në rrethin tjetër. Ndeshja Haverfordwest- Shkëndija do të nis nga ora 20:45. Në anën tjetër, Shkupi  e mposhti skuadrën lituaneze, FC Hegelman me rezultat 5:0, në sfidën e parë të luajtur para një javë në transfertë. “Pëllumbat” në duelin e sotëm do të kenë një stërvitje më të rëndë, pasi veten e shohin në rundin tjetër të garave në Ligën e Konferencës. Përballja Shkupi-Hegelman fillon në orën 21:00 dhe e njëjta luhet në Shkup.