Liga e Kampionëve, eliminohen skuadrat shqiptare

20.07.2023 15:00

Rrugëtimi evropian i skuadrave shqiptare që sezonin e kaluar kishin dal kampion në kampionatet...

Rrugëtimi evropian i skuadrave shqiptare që sezonin e kaluar kishin dal kampion në kampionatet e tyre përkatëse, tani vetëm pas raundit të parë eliminator zhvendoset në Ligën e Konferencës. Kësisoj, pas kampionit të vendit Struga Trim Lum si dhe  kampionit të Shqipërisë Partizanit edhe kampioni i Kosovës, Ballkani kalon në Ligën e Konferencës. Kështu në sezonin 2023/24 në garat eliminatore të Ligës së Kampionëve  nuk  do të ketë asnjë ekip shqiptar.
 
Kampionët e vendit skuadra “liqenase”, në raundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës, do përballet me Buduçnostin e Podgoricës. Malazezët nuk mund të llogarriten si një skuadër modeste pasi kanë një përvojë më të madhe evropiane se Struga. Kampioni i superiores, Partizani për kundërshtarë ka skuadrën modeste andoriane Atlètic Clubd'Escaldes. Ndërsa kampionët e Kosovës, pasi u eliminuan nga bullgarët e Ludogorec, do të sfidojë në turrin e dytë Larne, kampionët e Irlandës së Veriut.