Daja: Bëmë më të mirën e mundshme me kushtet që i kemi
20.07.2023 15:04
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas humbjes ndaj Ludugorest dhe eliminimit nga Champions League....

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas humbjes ndaj Ludugorest dhe eliminimit nga Champions League. Ballkani ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets me rezultatin 4-0, në kuadër të fazës të parë kualifikuese të Champions. Fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri” u zhvlerësua, duke bërë që Ballkani të eliminohej nga gara numër një në Europë me rezultat të përgjithshëm 4-2.
“I kemi shënuar dy gola vetë me dy gabime individuale të mbrojtëseve tanë, por ekipi duhet ta mbajë kokën lartë, pasi pësuam nga një Ludugorets që është në të gjitha drejtimet mbi neve”, ka thënë Daja duke shtuar në fund se skuadra dhe ai kanë bërë më të mirën e mundshme me kushtet që kanë.
