Kroati Guardiol bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave
20.07.2023 15:07
Josko Guardiol është pothuajse zyrtarisht lojtar i Manchester Cityt...

Josko Guardiol është pothuajse zyrtarisht lojtar i Manchester Cityt. Fabrizio Romano raporton se kampionët e Anglisë kanë arritur marrëveshjeme Leipzig për shumën e transferimit dhe se gjithçka thuajse ka përfunduar. Guardiol ka rënë dakord me ManchesterCityn një muaj më parë dhe tani ka mbetur vetëm pjesa e dytë e ekzaminimeve mjekësore. Nëse çdo gjë do të shkojë mirë, Guardiol do të nënshkruajë një kontratë disavjeçare me kampionët e Europës.
Mediat angleze së fundmi përmendën një transferim prej 100 milionë eurosh, që do ta bëjë kroatin mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë. Më parë, rekordi mbahej nga Harry Maguire, i cili siguroi transferimin nga Leiceste rCity te Manchester United në vitin 2019. Më pas Djajtë e Kuq paguan 87 milionë për mbrojtësin tashmë tridhjetë vjeçar. Me Guardiolën, mbrojtja e Cityt është bërë edhe më e fortë. Përveç kroatit, Pep Guardiola ka në dispozicion edhe Ruben Dias, Manuel Akanji, Aymeric Laporte, Nathan Aké dhe John Stones.
