Jashari insiston të transferohet te Baseli

20.07.2023 15:09

Ardon Jashari vlerëson se ka ardhur koha që të ndryshojë skuadër.

Ardon Jashari vlerëson se ka ardhur koha që të ndryshojë skuadër. Ai nuk e fsheh dëshirën që të bashkohet me Baselin, njërën prej skuadrave më të mëdha në Zvicër. Mesfushori është pjesë e Luzernit. Ndonëse ende vetëm 20-vjeçar, ai është kapiten i skuadrës së Superligës helvetike.Momentalisht problemi është te Luzerni.
 
Ky klub kërkon pesë milionë franga për Jasharin, nëse jo më shumë. Do të ishte rekord për një lëvizje brenda Zvicrës. Ka pak gjasa që Baseli të ofrojë dukshëm më tepër, ndonëse ka shitur për 18 milionë ZekiAmdounin te Burnley. Momentalisht Luzerni ka ndërprerë negociatat me Baselin. Dhe Jashari ka vendosur të flasë. Ai të mërkurën ka dhënë një intervistë për “LuzernerZeitung”.
 
“Me këshilltarin dhe familjen kemi vendosur që është koha për të bërë ndryshimin”, ka thënë Jashari.
 
Ai tashmë ka debutuar për përfaqësuesen seniore të Zvicrës. Së fundi ishte me Zvicrën U21 në Evropian. Vlerësohet prej futbollistëve më të talentuar në Zvicër.“Kemi ardhur në përfundim se unë dua të qëndroj në Zvicër. Jam i bindur se mund të bëj hap tjetër në karrierë në Basel”, ka shtuar Jashari.Baseli e dëshiron Jasharin, kështu që çështja është te Luzerni.