Xhixha shënon për Qarabagun

20.07.2023 15:12

Futbollisti shqiptar, Redon Xhixha ka gjen golin e radhës me Qarabagun.

Futbollisti shqiptar, Redon Xhixha ka gjen golin e radhës me Qarabagun. Kampionët e Azerbajxhanit fituan 4-0 ndaj Lincoln ne takimin ekthimit të raundit të parë në ChampionsLeague. Teksa triumfuan 1-2 edhe në sfidën e parë, me sulmuesin kurbinas autorin e golit të parë.
 
25-vjeçari ndodhet në formë të mirë sportivedhe mbrëmë ka ndëshkuar sërish skuadrën nga Gjibraltari. Ishte minuta e 49’ kur Xhixha dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, duke dërguar rezultatin përkohësisht në 3-0. Arbitri anësor e anuloinë fillim për pozicion të parregullt, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u cilësua i rregullt dhe ish-sulmuesi i Tiranës dhe Laçit nisi festënme shokët e skuadrës.