Maqedonia e V. dhe Shqipërianë vend-numëro në renditjen e FIFA-s
20.07.2023 15:20
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka ruajtur pozitën e 68-të, në renditjen e FIFA-s,

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka ruajtur pozitën e 68-të, në renditjen e FIFA-s, të publikuar sot, ndërsa kampionia e botës Argjentina është ende në krye. Maqedonia e Veriut është e gjashtëdhjetë e teta me 1350.53 pikë, ndërsa Argjentina është ende në krye me 1843.73 pikë. Po ashtu edhe kombëtarja shqiptare e cila ka 7 pikë më shumë se përfaqësuesja e vendit ka ruajtur pozitën e 65-të, me 1357.39 pikë.
Dardanët gjithashtu kanë ngelur në vend. Kosova mban pozitën e 109 me 1.179 pikë. Gjithashtu nuk ka ndryshime të tjera as në TOP 10. Në vendin e dytë renditen nën kampionia e botës Franca (1843.54), Brazili (1828.27) është i treti dhe Anglia e katërta (1797.39). Krahasuar me renditjen e fundit të FIFA-s, janë luajtur 62 ndeshje, 25 prej të cilave në Kupën e Artë CONCACAF. Duke dal kampion në Kupën e Artë, Meksika ka avancuar me dy vende dhe tashmë është në vendin e 12-të. Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet më 21 shtator.
