Maqedoni

Thirrja e Kovaçevskit për konsensus, Mickoski: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

20.07.2023 16:23

Ka kaluar koha e konsensusit për amendamentet kushtetuese...

Ka kaluar koha e konsensusit për amendamentet kushtetuese, tani është koha për konsensus për zgjedhje të parakohshme, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar kryeministrin, Kovaçevski. Është absurde publikimi i tekstit të amendamenteve, tani që i njëjti është i panevojshëm, thotë Mickoski, sepse nevoja për ndryshime në aktin më të lartë shtetëror duhet së pari të votohet me dy të tretat e votave. Sipas Mickovskit, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme në këtë moment janë zgjedhjet.
 
“Dalin në një proces ku e dinë se nuk munden t’i realizojnë, por mendojnë se në këtë mënyrë do të jenë të pëlqyeshëm për disa faktorë të jashtëm të ndikimit dhe do të mbeten një muaj ose dy, apo 1 ose dy vite më shumë në skenën politike dhe më pas faktorëve të njëjtë të ndikimit do t’u thonë bëni presion mbi opozitën. Tani është vonë për një gjë të tillë me kryeministrin Kovaçevski mundemi vetëm të flasim për zgjedhje të parakohshme parlamentare.”, - deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Kaevski optimist për ndryshimet kushtetuese: Do të kalojnë pa probleme
 
Por, socialdemokratët janë optimistë, amendamentet kushtetuese do të kalojë pa probleme gjatë votimit dhe mbeten të mendimit se deputetët e opozitës nuk kanë asgjë kundër hyrjes së bullgarëve në Kushtetutë. Bullgarët kanë ndryshuar retorikën e tyre dhe nuk thonë më se janë një popull në dy shtete, thotë zëdhënësi i partisë, Kaevski.
 
“Ajo që është më me rëndësi është se përgjegjësia është e të gjithë 120 deputetëve në Kuvend për vazhdimin e rrugëtimit evropian dhe ajo duhet të jetë teza kryesore gjatë tërë procedurës së ndryshimeve kushtetuese dhe besoj se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë ashtu siç duhet të kalojnë dhe nuk do të jenë pengesë për rrugën evropiane të shtetit.”, - theksoi Darko  Kaevski nga LSDM.
 
Lloga për ndryshimet kushtetuese: VMRO do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese
 
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, konsideron se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë brenda vitit 2023. Sa i përket akuzës të lëvizjes së re të Izet Mexhitit se BDI-ja dhe Aleanca  janë pengesa kryesore për heqjen e përkufizimit 20%-it nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, Lloga me përgjigje.   
 
“Kërkesa për heqjen e 20 për qindëshit do të vazhdojë të mbetet një kërkesë e tillë, por ne nuk mund t’i japim luksin VMRO-së, që ajo të thirret në kërkesën e 20 për qindëshit e të mos e japë mbështetjen. Ne e lusim zotin Mexhiti,  që në bazë të afërsisë së tij me zotin Mickovski , që nëse mund ta bindë atë, menjëherë do të kemi iniciativë tjetër, e cila do të shkojë në Kuvend  dhe bashkërisht me gjithë shqiptarët tjerë ta heqim këtë definicion regresiv.”, - u shpreh ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
 
Përderisa Qeveria siguron se ndryshimet në Kushtetutë janë kërkesa e fundit e Bullgarisë, presidenti Radev tha se është hapi i parë shumë i rëndësishëm dhe i detyrueshëm, por jo i fundit. Për të, në protokollet mes dy vendeve përshkruhen hapat e radhës që do të insistojë Bullgaria si gjuha e urrejtjes, mediat, tekstet shkollore, mbishkrimet në muzetë, si dhe  hapja e arkivave të UDB-së. 
 
FLUTURA LATIFI