Maqedoni

Moti i nxehtë, shtohen intervenimet e Ndihmës së shpejtë

20.07.2023 17:17

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë ka bërë që të shtohet numri i thirrjeve të qytetarëve për të kërkuar...

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë ka bërë që të shtohet numri i thirrjeve të qytetarëve për të kërkuar ndihmë në qendrën e Ndihmës së shpejtë. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 intervenime të realizuara.
 
“Në linjën 194 vazhdimisht kemi thirrje, moti i nxehtë e bën të veten. Në 24 orët e fundit kemi pasur rreth 85 intervenime të realizuara. 30 ishin intervenime urgjente. Gjithashtu në 24 orët e fundit kemi vërejtur rritje të aksidenteve të trafikut. Kemi vërejtur edhe sulme fizike nga qytetarët, që do të thotë se moti i nxehtë  u shkakton nervozizëm.”, - deklaroi udhëheqësja në Ndihmën e shpejtë, Milica Bubalo. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI