Botë

Ukrainë, vazhdojnë sulmet ruse për tre ditë rradhazi

20.07.2023 18:11

Rusia me sulme ofanzive për tre ditë rradhazi në pjesët jugore të Ukrainës...

Rusia me sulme ofanzive për tre ditë rradhazi në pjesët jugore të Ukrainës, përfshirë Odesën, në të cilën humbën jetën edhe civil. Infrastruktura në porte, terminalet e drithit dhe naftës, si dhe cisterna janë dëmtuar. Ministri ukrainas i Politikës Agrare dhe Ushqimit, thotë se janë shkatërruar 60 mijë tonë drithë.
 
“Pas përfundimit të nismës së grurit, agresori sulmon qëllimisht të gjithë infrastrukturën e portit. Ndërtesat dhe përfaqësia konsullore e Kinës u dëmtuan. Armikut nuk i intereson asgjë.”, tha Oleh Kiper, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Odesës.
 
Bashkimi Evropian ka zgjatur sanksionet kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë, duke mbuluar sektorët e tregtisë, financave, teknologjisë, mallrave me përdorim të dyfishtë, industrisë, transportit dhe mallrave luksoze. Brukseli dënon sulmet ruse të magazinës. Në takimin e ministrave të jashtëm u diskutua për rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe gjetjen e një zgjidhjeje për transportin e grurit ukrainas me rrugë tokësore.
 
“Ajo që po ndodh në Odesa është një situatë e vështirë. Deri më tani, drithi nuk është eksportuar, por të paktën nuk është asgjësuar. Ekziston vetëm një zgjidhje, rritja e mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Nëse rusët përdorin dronë, ne duhet t'u ofrojmë atyre një aftësi kundërajrore për të shkatërruar këta drone.”, Josep Borrell, kreu i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
 
“Fakti që presidenti rus anuloi marrëveshjen e grurit dhe tani po bombardon portin e Odesës nuk është thjesht një sulm tjetër ndaj Ukrainës, por një sulm ndaj njerëzve, ndaj njerëzve më të varfër në botë. Për këtë qëllim, ne do të punojmë më shumë për të nxjerrë më shumë grurë nga Ukraina përmes korsive të solidaritetit.”, tha Analena Baerbock, Ministre e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
 
Kremlini, nga ana tjetër, reagon ndaj vendosjes së trupave shtesë polake në kufirin me Bjellorusinë.
 
“Agresiviteti i Polonisë është një realitet. Një qëndrim i tillë armiqësor ndaj Bjellorusisë dhe Federatës Ruse sigurisht që kërkon vëmendje të shtuar.”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
 
Ndërkohë, në territorin e aneksuar nga Rusia të Krimesë, një sulm me dron në pjesën veriperëndimore të gadishullit. Ndërtesat administrative janë dëmtuar.
 
BELINDA KOKA ADEMI