Maqedoni
Parashikimi i motit
21.07.2023 09:01
Maqedonia do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë...

Maqedonia do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimorë.
Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 41°C. UV=10
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 38°C.
