Botë

Frikë për anijet në Detin e Zi, Rusia nis stërvitjen me raketa

21.07.2023 13:27

Angazhimi në frontin e luftës në Ukrainë nuk e ka penguar Rusinë që të praktikohet në gjuajtjen e raketave në Detin e Zi...

Angazhimi në frontin e luftës në Ukrainë nuk e ka penguar Rusinë që të praktikohet në gjuajtjen e raketave në Detin e Zi. Sipas një njoftimi të ministrisë së Mbrojtjes vendase, anijet ruse po praktikojnë gjuajtjen e raketave drejt objektivave sipërfaqësore.
 
Në sqarim bëhet me dije se flota e saj e Detit të Zi po bën prova për mbylljen e përkohshme të kufijve të transportit detar, në mënyrë që të lëshonte raketa praktike.
 
Aty shihet se ushtrimet detare përfshijnë “kapjen e një anijeje që thyen kufijtë”.
 
 
Video e publikuar prej tyre tregon po ashtu raketa duke u lëshuar nga anija Ivanovets.
 
Provat vijnë vetëm dy ditë pasi Rusia tha se do të konsideronte goditjen e çdo anije që merrnin rrugën për në portet e Ukrainës si transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake pro-ukrainase.
 
Dhe që nga sot, Ukraina thotë se po miraton të kundërtën duke i trajtuar anijet që shkojnë në portet ruse si transportues të pajisjeve pro-ruse.