Maqedoni

Komisioni për mbikëqyrjen e ASK-së, kërkohen informacione për “Pegasus” dhe “Predator”

21.07.2023 14:14

Komisioni për mbikëqyrje të punës së ASK-së kërkon nga Agjencia për Siguri Kombëtare, Agjencia e Kundërzbulimit...

Komisioni për mbikëqyrje të punës së ASK-së kërkon nga Agjencia për Siguri Kombëtare, Agjencia e Kundërzbulimit, MPB-ja dhe institucione të tjera kompetente, informacione për sistemet e sofistikuara përgjuese “Pegasus” dhe “Predator”, si ato janë prodhuar, shitjen e tyre, shfrytëzim dhe keqpërdorimet eventuale. Deputeti Pavle Trajanov insiston që midis tjerash të kuptohet se sisteme të tilla a shfrytëzohen nga parti politike.
 
“Cilat ndërmarrje të vendit janë të përfshira në prodhimin dhe shitjen e sistemeve? Shërbimet tona a i posedojnë dhe shfrytëzojnë të njëjtat? Gjithashtu të thuhet se këto sisteme a i posedojnë individë, kompanitë e fuqishme, partitë politike dhe të njëjtat i keqpërdorin. Cili institucion i mbron qytetarët dhe bartësit e funksioneve publike nga keqpërdorimi i këtyre sistemeve?”, - u shpreh Pavle Trajanov nga deputeti i Lidhjes Demokratike.
 
Deputeti i VMRO –DPMNE-së, Dragan Kovaçki, tha se ekzistojnë dyshime për përdorim të softuerit pas refuzimit të prokurorisë që të hulumtojë indikacionet të cilat i vuri në pah edhe ShBA-ja. Shteti amerikan futi në listën e zezë amerikane kompaninë prodhuese si kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane, tha Kovaçki.
 
“Prodhimi i këtij softueri në shtetin tonë, në Maqedoni, paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, ndërkaq për vetë ne dhe institucionet tona konsiderojnë se kjo nuk është kërcënim dhe kjo shpie në fakte se me vetëdije përdoret ky softuer në Maqedoni, andaj dhe iket nga e vërteta ose përdoret, ndërkaq institucionet nuk janë të vetëdijshme se një softuer i tillë e kemi në përdorim.”, - theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki. 
 
Pritet që në informacion të thuhet se sa masat ndëshkuese sigurojnë parandalim të keqpërdorimeve ose dënimet duhet të rriten në rast të keqpërdorimit të sistemeve. Institucionet do të duhet që informacionet t’ia dorëzojnë komisionit më së voni deri më 18 gusht.
 
MERAL ISMAILI