Maqedoni

Debat publik për strategjinë kombëtare të shëndetit mendor

21.07.2023 15:07

Depresion, ankth dhe mendime negative janë gjendje e shpeshtë tek të rinjtë në RMV-në pas Covid pandemisë...

Depresion, ankth dhe mendime negative janë gjendje e shpeshtë tek të rinjtë në RMV-në pas Covid pandemisë, tregojnë  hulumtimet  nga Klinika e Psikiatrisë dhe UNICEF-it, në bazë të së cilës u zhvillua një strategji  për përmirësimin e gjendjes. Në debatin publik të organizuar në Kuvend u theksua nevoja urgjente që të merren masa për rritjen e vetëdijes psikologjike. 
 
“Ne fokusohemi fatkeqësisht në ndonjë shembull negativ, pastaj bëhet dramë në shoqëri dhe pastaj e gjitha kjo kalon. Shohim që në rastet e fundit, të cilat u pasqyruan në mënyrë joadekuate nga media, sidomos kur bëhet fjalë për vetëvrasjet edhe tek të rinjtë dhe gratë, kërkohet fajtori, në vend që të jepet mbështetje.”, - deklaroi Stojan Bajraktarov nga Nisma e të rinjve për shëndetin mental.
 
Deputetët theksojnë se institucionet duhet bashkërisht të punojnë në përmirësimin e gjendjes, ndërsa theksuan nevojën për ndarjen e mjeteve financiare.
 
“Kuvendi ka rolin e vet mbikëqyrës. Shpresoj që strategjia kombëtare do të miratohet në Qeveri.”, - theksoi Monika Zajkova nga PLD-ja.
 
“Të bëhen edhe analiza tjera edhe në shkollat fillore dhe të mesme lidhur me trajtimin e shëndetit mendor dhe ajo që është shumë e rëndësishme edhe financimi i institucioneve, raporti dhe masat preventive që duhet të ndërmerren për shëndetin mendor.”, - u shpreh Fisnike Bekteshi nga BDI-ja.
 
“Të gjithë jemi dëshmitarë se shëndeti mendor pati një rrezik të madh pas pandemisë, ku të rinjtë në mënyrë financiare, ekonomike dhe shëndetësore kishin humbje të vendit të punës, po ashtu edhe nxënësit në mësimin me distancë, që ishin të pakënaqur nga ana e tyre.”, - theksoi deputetja, Artina Qazimi. 
 
Gjatë dy muajve të ardhshme Ministria e Shëndetësisë do ta dorëzojë strategjinë në Qeveri.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI