Botë

Greqi, mbi 100 shtëpi dhe biznese u dëmtuan nga zjarri

21.07.2023 15:20

Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e një zjarri në perëndim të Athinës...

Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e një zjarri në perëndim të Athinës, i cili prej 5 ditësh ka kapluar një zone pyjore, pas valës së të nxehtit që goditi vendin.
 
Zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë që bartin ujë dhe me ndihmë nga personeli shtesë nga Qiproja, Franca, Izraeli dhe Italia, u përpoqën të kontrollonin zjarrin që shpërtheu në zonën më të gjerë të Athinës të hënën, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar evakuime të banorëve. 
 
“Ne po vazhdojmë të luftojmë zjarrin në perëndim të Athinës. Po i frikësohemi rindezjes së tij.”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve “Reuters”. 
 
Mbi 100 shtëpi dhe biznese janë dëmtuar rëndë nga ky zjarr dhe një tjetër pranë Athinës, të cilin autoritetet arritën ta shuajnë më herët gjatë javës.