Maqedoni

Enti shtetëror për revizion: Gjyqësorit dhe Prokurorisë iu zvogëluan mjetet

21.07.2023 15:34

Gjatë vitit 2022, Gjyqësorit dhe Prokurorisë u janë zvogëluar mjetet e nevojshme financiare buxhetore...

Gjatë vitit 2022, Gjyqësorit dhe Prokurorisë u janë zvogëluar mjetet e nevojshme financiare buxhetore, të parapara me Ligj, gjegjësisht 63% më pak për Gjyqësorin dhe 0.21% për Prokurorinë nga 0.4% të parapara në buxhet. Këto të dhëna u publikuan në raportin e fundit të Enti shtetëror për revizion që ka të bëjë me realizimin e Buxhetit bazë të RMV-së me të cilin përfshihet planifikimi, përgatitja, si dhe sjellja dhe harmonizimi i buxhetit për vitin 2022. 
 
"Gjithashtu është konstatuar se mjetet e ndara për financimin e Gjyqësorit në vlerë prej rreth 2.3 miliardë denarë paraqesin 0.3% të BPV-së dhe janë 63% më pak se kufiri i përcaktuar ligjor, ndërsa për Prokurorinë Publike mjetet e miratuara në vlerë prej rreth 643 milionë denarë paraqesin 0.21% nga mjetet e buxhetit të RMV-së për vitin 2022, edhe pse në bazë të Ligjit për Prokurori Publike shuma e mjeteve për punë duhet të jetë më së paku 0.4% e buxhetit të shtetit, nëse me këtë nuk cenohet shpërndarja e drejtë e fondeve buxhetore.".
 
Në vazhdimësi raportohet se buxhetet e miratuara të shfrytëzuesve buxhetorë devijojnë nga shumat maksimale të planifikuara të shpenzimeve. 
 
"Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ka rritje të ndjeshme të mjeteve të miratuara për vitin 2022, të cilat në krahasim me vitin paraprak janë rritur për rreth 5 herë, si pasojë e futjes të programit të ri qeveritar 2M - Investime në infrastrukturën rrugore, për realizimin e Projektit për ndërtimin e infrastrukturës së korridorit 8 (seksioni Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebnishtë - Strugë -Qafthanë) dhe korridori 10-D (seksioni i autostradës Prilep -Manastir). Rritje ka përcaktuar edhe Qeveria, ku buxheti i miratuar është 2.5 herë më i lartë se shumat maksimale të planifikuara. Kjo situatë është rezultat i zgjerimit të programit P1-Masat për përballimin e krizës Covid-19 dhe masat e tjera antikrizë, ku përfshihen edhe masa për kriza të tjera, të cilat nuk ishin planifikuar gjatë përgatitjes së buxhetit, kur shumat maksimale të shpenzimeve u përcaktuan në një nivel më të ulët krahasuar me vitin 2021 me rreth 50%.”.
 
Është vërejtur edhe deficit prej 22% në Fondin Pensional për pagesën e pensioneve gjatë vitit 2022. Buxheti për vitin 2022 ka qenë përafërsisht 182 miliardë denarë dhe në krahasim me vitin 2021 është 7% më i ulët, ndërsa sa i përket parave të kërkuara nga shfrytëzuesit buxhetor është për 29% më i ulët, thuhet në raport. Borxhi publik deri më 31 dhjetor të vitit 2022 është 7.702.9 milionë euro, që tregon një rritje prej 8 % në krahasim me vitin 2021 .
 
FLORIJE KAMBERI