Maqedoni

Mexhiti: Nuk do të ketë vonesa në furnizimin me barna

21.07.2023 16:05

“Deri sa të jem ministër nuk do të ketë më vonesa në furnizimin e barnave.”...

“Deri sa të jem ministër nuk do të ketë më vonesa në furnizimin e barnave.”, premton ministri i Shëndetësisë, Farmir Mexhiti.
 
Këtë mesazh, Mexhiti e dërgoi në takimin me përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve. Kemi mirëkuptim të plotë për situatën në të cilën ndodhen personat me diabet në vend dhe përpiqemi të tejkalojmë sfidat aktuale, ka thënë ministri, Mexhiti. Ai njëherit ka bërë të ditur se ka firmosur vendimin për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për blerjen e sensorëve për matjen e vazhdueshme të sheqerit në gjak për të gjithë fëmijët me diabet, si dhe gratë shtatzëna dhe të verbrit, të cilët do të marrin për herë të parë sensorë të tillë.